Kamçev, Janakievski dhe Pandelevski sot mundë të lirohen nga burgu i Shutkës
Nga paraburgimi sot është e mundur të dalin, Orce Kamçev, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski dhe Cvetan Pandelleski...

Nga paraburgimi sot është e mundur të dalin, Orce Kamçev, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski dhe Cvetan Pandelleski, sepse Prokuroria Speciale Publike deri tek gjykata kompetente ka dërguar propozim që masa e paraburgimit të zëvendësohet me masë më të lehtë, si paraburgim shtëpiak.
Gjykata e Apelit ende nuk ka sjellë asnjë vendim pas propozimit nga PSP-ja, por është e mundur që kjo të ndodhë gjatë ditës.
Nga PSP-ja potencojnë se për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ende nuk kanë dërguar propozim, ndërsa për të tjerët propozimet janë dërguar qysh dje.
PSP gjatë ditëve në vijim duhet të dërgojë sygjerim edhe për Mijallkovin, i cili ka dorëzuar garanci prej një milion euro që të dalë nga paraburgimi. Këtë vendim do ta sjellë Këshilli penal i Gjykatës Penale.
