Gjykata Penale, për rastin “Perandoria” nuk ka ndryshim të masave për të akuzuarit
Gjykata Themelore Shkupi 1 njofton se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për ndryshimin e masave...

Gjykata Themelore Shkupi 1 njofton se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për ndryshimin e masave të përcaktuara më parë për të akuzuarit në rastin e Prokurorit Publik Speciale “Perandoria”.
Në rastin “Perandoria” mes të akuzuarve janë Orce Kamçev Sasho Mijallkov Cvetan Pandellevski, për të cilët sipas informatave të fundit nga ana e PSP-së është kërkuar që masa e paraburgimit të zëvendësohet me masë më të lehtë gjegjësisht paraburgim shtëpiak.
Kamçev ka dërguar ankesë deri tek Gjykata e Apelit, ku gjatë ditës së sotme ose nesër do të mbahet senacë publike.
Kamçev gjithashtu ka ofruar garanci prej rreth 14 milionë euro. Edhe ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ka dorëzuar garanci prej një milion euro që të dalë nga paraburgimi.
