Maqedoni

VMRO-DPMNE, akuzon qeverinë për moszgjidhje të problemit me ajrin

27.12.2018 12:15

VMRO- DPMNE akuzojnë kryeministrin Zoran Zaev dhe LSDM- në se nuk janë në gjendje që të zgjidhin problemin me ajrin e ndotur...

Maqedonia po bëhet shteti më i ndotur në Evropë, dhe nuk kalon ditë që Shkupi që nuk renditet në dhjetë vendet e para të qyteteve më të ndotura në botë.

Dy vjet ministrat e kryetarët e komunave nuk kanë lëvizur me gisht që të zgjidhin këtë problem të hidhur, thonë nga VMRO- DPMNE.

Qytetarëve u mbetet vetëm të luten që të fryejë erë apo të ketë shi sepse vetëm në atë mënyrë mundet të frymojnë sadopak ajër të pastër.

Kjo nuk guxon që të vazhdojë! Qytetarët janë viktima direkte të mosangazhimit të qeverisë. Spitalet shtetërore për çdo ditë po mbushen me pacientë të cilët vuajnë nga problemet e zemrës dhe mushkërive si pasojë e ajrit të ndotur.

LSDM-së nuk i intereson shëndeti i qytetarëve të Maqedonisë. Ata janë të interesuar vetëm se si të shpenzojnë dhe arsyetojnë buxhetin e shtetit.

Sa është kujdesi i LSDM-së për ambientin jetësor të Maqedonisë, tregon vetë fakti se ato kanë ndarë vetëm 1.6 milionë euro për gjithë vitin 2019 për mbrojtje të ambientit jetësorë, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.