Maqedoni
Ligjet reformuese në kuvend, përplasje mes VMRO-së dhe ministres Deskovska
27.12.2018 12:35
Ligjet e pakos qeveritare të planit 18, që po kalojnë aktualisht procedurat parlamentare...

Ligjet e pakos qeveritare të planit 18, që po kalojnë aktualisht procedurat parlamentare, përplasën ministren Deskovska dhe deputetët e opozitës maqedonase, e cila akuzoi pushtetin se nuk dëshiron të dëgjojë asnjë mendim kundër.
Deskovska këshilloi opozitën të kenë kujdes me tendencat për të zgjatur debatin, sepse mund të keqkuptohen.
Kjo shkaktoi reagimin e VMRO-së që tha se pushteti ka gjetur formulën, sa herë dikush mendon ndryshe e akuzojnë si rusofil.
