Maqedoni

130 ushtarë të rinj në ARM, Shekerinska: Forcojmë kapacitetet e Armatës

27.12.2018 16:32

130 ushtarë të rinj nga sot u bënë pjesë e stafit profesional të Armatës së Republikës së Maqedonisë....

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke motivuar pjesëtarët e rinj të Armatës, theksoi se me freskimet e reja që po ndodhin në Armatë, mosha mesatare e të punësuarve është zvogëluar, ndërsa me këtë shtohet energjia dhe kapaciteti i Armatës.
 
“Kam njoftuar se në 2018 ARM do të rinohet dhe do të forcohet me 375 ushtarë të rinj profesionistë, ndërsa sot atë po e përmbushim. Me ju mosha mesatare e pjesëtarëve të ARM-së, që ishte një ndër problemet me të cilat jemi përballur gjatë kohë, do ulet për plot 3 vite",- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
Ftesën për anëtarësim në NATO Shekerinska e cilësoi si suksesin më të madh të këtij viti për mbrojtjen dhe për shtetin. 
 
"Ftesa për në NATO është suksesi ynë më i madh këtë vit për Ministrinë e Mbrojtjes por dhe për shtetin. Gjithashtu edhe për mua ishte një sukses zgjidhja e një prej problemeve afatgjata, problemi i mbështetjes elementare dhe logjistike, problemi i quajtur çizme dhe uniforma",- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
Shekerinska njoftoi se projekti i ndarjes së 7 mijë palëve çizme për çdo pjesëtar të ushtrisë ka filluar, ndërsa po ashtu është nënshkruar edhe një marrëveshje për furnizim me 14,000 palë uniforma të reja.
 
ZEKIRIJA MEXHITI