Maqedoni

Fushata “Mos pi derisa nget makinën” dhe “Dhuna sjell dhunën”

27.12.2018 16:52

“Mos pi derisa nget makinën”, “Dhuna sjell dhunën”, janë motot e dy fushatave të Agjencisë për Rini dhe Sport dhe MPB-së....

“Mos pi derisa nget makinën”, “Dhuna sjell dhunën”, janë motot e dy fushatave të Agjencisë për Rini dhe Sport dhe MPB-së që për qëllim kanë parandalimin e tragjedive si pasojë e neglizhencës në komunikacion dhe parandalimin e dhunës që shkaktohet si rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes. Ministri Spasovski deklaroi se MPB ka punuar në preventivin e pasojave në komunikacion, sidomos tani para festave të fundvitit.
            
“Të rinjtë duhet të jenë të edukuar sistematikisht nga mosha e hershme si të sillen në komunikacion dhe pikërisht edhe ne të rriturit kemi rol në këtë çështje”,- theksoi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
 
Duke folur për fushatën “Dhuna sjell dhunë”, nga Komiteti Nacional për Parandalim të Dhunës dhe Radikalizmit thanë se shteti duhet të kontribuojnë në projektin për dialog ndëretnik, ndërreligjioz dhe ndërkulturor, që do të ndërtonte një shoqëri inkluzive. Apelojnë të mos keqpërdoret liria e shprehjes.
 
“Liria e të shprehurit që paraqet dobi civilizuese nuk duhet të keqpërdoret dhe e njëjta të kalojë  në gjuhë të urrejtjes dhe të nxit përfshirje të individëve”,- tha Borçe Petreski nga Komiteti Nacional Kundër Dhunës dhe Radikalizimit. 
 
“Në vitin 2019, bashkë me vullnetarët e paraqitur, do të realizojmë sesione edukative nëpër shkolla të mesme, me qëllim që të parandalojmë gjërat që po ndodhin tek nxënësit”,- u shpreh Darko Kaeski nga Agjencia për Rini dhe Sport.
 
Edhe nga MPB njoftojnë se po planifikojnë në shumë komuna të realizohen punëtori me nxënësit ku do të trajtohen çështjet e paragjykimeve, stereotipave dhe dhuna mes të rinjve.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU