Basketboll

Maqedonia mposht edhe Bjellorusinë, shumë pranë evropianit

17.08.2014 18:58

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll, e ka kompletuar edhe ndeshjen e tretë kualifikuese për kampionatin evropian në basketboll...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll, e ka kompletuar edhe ndeshjen e tretë kualifikuese për kampionatin evropian në basketboll, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Të përzgjedhurit e Aleksandar Xhikiçit, në cilësinë e mysafirit arritën të fitojnë Bjellorusinë me rezultatin 80-71, duke regjistruar triumfin e tretë nga poaq ndeshje kualifikuese dhe në masë të madhe duke e rezervuar plasmanin e katërt të njëpasnjëshëm për evropian, të pestin në përgjithsi.

Bojan Trajkovski me 17 pikë e shtatë kërcime, si dhe Aleksandar Kostovski me 15 pikë, ishin më meritorët për këtë fitore të re të Maqedonisë.

Në sfidën tjetër të xhiros së tretë, Belgjika, pa probleme mundi Danimarkën me 71:50.

Pas këtyre sfidave, Maqedonia vazhdon të prijë në grupin D, me gjashtë pikë të tubuara, para Belgjikës me pesë.

Këto dy ekipe, pretendente kryesore për dy pozitat e para, që shpiejnë në kampionatin evropian vitin e ardhshëm, do të takohen mes vete gjatë ditës së mërkurë në Vesterlo të Belgjikës.

 

MUSTAFA ADEMI