Maqedoni

Taravari vizitë Qendrës për fëmijë me aftësi të kufizuara

27.12.2018 17:16

Në vigjilje të ndërrimit të motmoteve, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari...

Në vigjilje të ndërrimit të motmoteve, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, vizitoi sot fëmijët në Qendrën ditore të fëmijëve me aftësi të kufizuara, me ç’rast u ndau atyre pako për Vitin e Ri.
 
“Është kënaqësi e veçantë që në vigjilje të Vitit të Ri, bashkë me bashkëpunëtorët e mi, të ndajmë disa çaste të lumtura me fëmijët dhe personat të cilët më së shumti dinë t'i gëzohen jetës, edhe pse përballen me sfida të shumta”,- theksoi Taravari.
 
Krahas dhuratave që ua bëri kryetari Taravari fëmijëve në Qendrën ditore, komuna e Gostivarit siguroi pako të Vitit të Ri edhe për 300 fëmijë të tjerë.
 
Po në këtë frymë, nesër në orën 13:00 në sheshin e qytetit në Gostivar do të mbahet program i pasur festiv për fëmijë, me ç’rast kryetari Taravari dhe anëtarët e Forumit Rinor të komunës së Gostivarit, fëmijëve kalimtarë të rastit do t’u ndajnë edhe dhurata simbolike për Vitin e Ri.
 
LULZIM HAIRI