Maqedoni

Filipçe: Vaksinimi të jetë kusht për regjistrim në çerdhe

27.12.2018 17:43

Fëmijët e pavaksinuar kundër fruthit nuk do të mund të regjistrohen në çerdhe dhe shkolla....

Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, sipas të cilit po shqyrtohet mundësia që vaksinimi si kusht të inkuadrohet në Ligjin për arsim.
 
“Fëmijët në çerdhe dhe shkolla duhet të pranohen vetëm të vaksinuar, sepse askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë shëndetin e fëmijëve të tjerë, askush nuk ka të drejtë të ndikojë në të gjithë ata faktorë që ndikojnë në shëndetin publik, sepse fëmijët janë ardhmëria jonë dhe ne duam fëmijë të shëndoshë”,- ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.