Fitore e thellë e Shkëndisë kundër Turnovës
Në ndeshjen më interesante dhe efikase deri më tani në ligën e parë futbollistike, në praninë e mbi 6.000 shikuesve në Tetovë...

Në ndeshjen më interesante dhe efikase deri më tani në ligën e parë futbollistike, në praninë e mbi 6.000 shikuesve në Tetovë, Shkëndija, edhe pse me vështirsi në momente, korri fitoren e dytë kampionale, duke e deklasuar Horizont Turnovën me 5-2.
Kuqezinjët e trajnerit Roj Ferençina, e nisën sfidën shumë mirë dhe kaluan të parët në avantazh, përmes Armend Alimit në minutën e 15-të, por mysafirët u kthyen shumë shpejtë, duke bërë kthesë totale që pas pjesës së parë, fal golave të shënuar nga Gorgiev dhe Koçovski.
Në fraksionin e dytë, vendasit luajtën shumë më ndryshe dhe zhvilluan një nga 45 minutëshat më të mirë deri më tani, duke shënuar katër gola në rrjetën e portierit mysafir Dimovski.
Së pari, në minutën e 54-të Alimi me golin e tij të dytë, barazoi shifrat në 2-2, që më pas, në skenë të dal shpresa e Shkëndisë, Demir Imeri, I cili me dygolëshin e tij, solli avantazhin prej 4-2, ndërsa fitoren e thellë të kuqezinjëve, e vulosi transferimi I ri I skuadrës, Hristijan Kirovski, me golin e shënuar në minutën e 85-të.
Në ndeshjen tjetër derbi të ditës së sotme, Vardari, me golin e Petkovskit në çastet e fundit të takimit, arkivoi trepikëshin e ri, duke mbetur ekipi I vetëm me efekt të qinpërqind. Bregallnica pësoi në shtëpi me 2-1, edhe pse vendasit avancuan të parët me golin e Vellkovskit.
Hambarxhumjan barazoi shifrat shumë shpejt, që goli I Petkovskit të vulos fitoren e re për kuqezinjët shkupjan.
Nga ana tjetër, skuadra e Renovës, në ndeshjen e tretë sivjet, përjetoi disfatën e parë, duke humbur në cilësinë e mysafirit nga Sileksi, minimalisht me 1-0, fal golit të vetëm nga Tome Janev.
Në sfidën e fundit të xhiros së tretë, Metalurgu, me rezultatin identik, por në cilësinë e mysafirit, mposhti Pelisterin. Tanturovski ishte golashënues I golit të vetëm për shkupjanët.
Edhe pas xhiros së tretë, Vardari mbetet të prijë me renditjen tabelare, me nëntë pikë maksimale, para Metalurgut dhe Sileksit, që ndajnë pozitën e dytë me nga shtatë.
Shkëndija e Tetovës, pas fitores së dytë, në kuotën e gjashtë pikëve, është ngjitur në pozitën e katërt, ndërsa Renova, mbeti me katër pikë dhe është e pesta.
MUSTAFA ADEMI