Maqedoni

Qyteti i Shkupit ndau mirënjohje për policin, zjarrfikësin më të mirë dhe dhuruesin e gjakut

27.12.2018 18:33

Qyteti i Shkupit ka ndarë çmimet për policin më të mirë, zjarrfikësin më të mirë dhe për dhuruesin e dalluar të gjakut....

Këto çmime këtë vit iu takuan Elvis Dalipit - si zjarrfikësi më i mirë, Branimir Kitanoviç - polici më i mirë dhe Toni Stavrevski - dhurues i dalluar i gjakut, pasi ka dhënë gjak 102 herë.
 
Kryetari i Shkupit, Petre Silegov, tha se këto shpërblime do të jenë nxitje dhe do të shërbejnë si shembull i mirë në ambientin ku ata jetojnë dhe punojnë.