Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë, marrëveshje me Sindikatën e Qendrës Klinike

27.12.2018 18:46

Ministria e Shëndetësisë ka arritur marrëveshje me sindikatat e të punësuarve në Qendrën Klinike për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësorë.....

Në njoftimin e Ministrisë nuk janë dhënë detaje për përqindjen e rritjes së pagave, por vetëm thuhet se gjatë vitit të ardhshëm të gjithë të punësuarit shëndetësorë do të marrin paga më të larta. Marrëveshja vjen pas takimit të kryeministrit dhe sindikatave, pasi këto të fundit për ditë me radhë ngritën zërin për rritjen e pagave.