Botë
Istog, vritet një pjestarë i Policisë së Kosovës
27.12.2018 19:29
Dy të vdekur në mesin e të cilëve edhe një pjestarë i Policisë së Kosovës, janë pasojat e një plaçkitje në filialin e një banke në Istog.....

Në vendin e ngjarjes ka mbetur i vrarë i një i dyshuari dhe është plagosur pjesëtari i Policisë Izet Demaj I cili ka ndrruaj jetë në spital. Lajmin për mediat e Kosovës e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Rreth orës 15:35 Policia ka pranuar një informatë për një grabitje në një filiale të NLB Bankës në Istog. Polica e Kosovës më të arritur në atë lokacion ka hasur në personin e dyshuar që ka qenë në posedim të armës së zjarrit. Personi i dyshuar në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar t’i përgjigjen me armë zjarri duke e lënë të plagosur personin e dyshuar. Gjatë intervenimit policor, si pasojë e shkëmbimit të këtyre armëve edhe një zyrtar policor ka pësuar plagë të rëndë dhe i cili nuk u ka mbijetuar plagëve”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.
