Maqedoni

Kasami: 2018 një vit sfidues për partinë dhe shtetin

27.12.2018 21:27

Kuvendi qendror solli vendim që të udhëzoj kryesoin qendrore që të marrë qëndrimin përfundimtra....

Kuvendi qendror solli vendim që të udhëzoj kryesoin qendrore që të marrë qëndrimin përfundimtra sa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe votimit të Lëvizjes Besa për pozicioinin të Lëvizjes Besa në votimin përfundimtar apo në mbylljen e kushtetutës, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Billall Kasmi, në mbledhjen e sotshme të organizuar në Shkup. 
 
Në mbledhjen e Lëvizjes Besa gjithashtu kishte edhe diskutime të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me funksionimin e Lëvizjes Besa, vendimet të cilat kanë lidhje me aspektin organizativ të saj dhe përmbulljen e vitit të kaluar. Sipas kryetarit të Lëvizjes Besa, ky vit ishti vit sfidues.
 
"Sa i përket vlersimit të Lëvizjes Besa, ne vlerësojmë që viti 2018 ishtë një vit sfidues për ne si parti politike, sepse u ballafaquam me sitata të cilat nuk duhej apo nuk janë normale për një parti politike. Në vend që të miremi me artikulimin e zërit të opozitës shqiptare ne duhej të meremi me disa çështje të disa individëve të cilët, donin dhe vlersuan se mund ta dëmtojnë Lëvizjen Besa, por këtë vit e përmbullim edhe në këtë drejtim që me një sukses Lëvizja Besa arriti që ti tejkaloj të gjitha këto sfida", tha Kasami.
 
Kasami theksoi se edhe këtë vit Maqedonia u ballafaqua me nje situatë vërtet sfiduese sepse kishim një përiudhë ku u nënshkrua një marrveshje me një vend fqinj për zgjedhjen e një problemi të kahmotshëm të shtetit por dhe njëherit, u organizua edhe një referendum i cili nuk ishte ai të cilin pritnin ornganizatorët e tij dhe tani më jemi në fazen përmbullëse të organizimit të ndryshimeve kushtetuese.
 
SEDAT SELIMI