Botë
Vazhdon bllokimi në ShBA, muri me Meksikën mban peng qeverinë
28.12.2018 10:20
As e enjtja nuk arriti ta zhbllokojë ngërçin që po mban pjesërisht të mbyllur qeverinë amerikane....

Të dy dhomat e Kongresit i ndërprenë seancat e tyre brenda pak minutash pa bërë asnjë veprim për mbylljen prej 6 ditësh që ka prekur me qindra punonjës federalë. Një numër i madh ligjvënësish nuk u kthyen në Uashington për seancat parlamentare.
Kjo do të thotë se mbyllja e qeverisë do të vazhdojë sipas gjasave edhe javën e ardhshme. Kjo situatë u krijua pasi Kongresi nuk e plotësoi kërkesën e Donald Trump për të miratuar 5 miliardë dollarët e nevojshme për ngritjen e murit në kufirin jugor me Meksikën. Demokratët ranë dakord vetëm për 1.3 miliardë dollarë për sigurinë e kufirit.
