Botë

Kosovë, presidenti nënshkruan ligjet për ushtrinë

28.12.2018 12:30

Presidenti, Hashim Thaçi, do të nënshkruajë sot ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës....

Nënshkrimi i Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës bëhet në orën 10 në kabinetin e presidentit.
 
Më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë tre ligjet që e kanë ndryshuar mandatin e FSK-së në ushtri.