Kulturë

Kontribut për arsimimin shkencor, ITShKShM pranon veprimtarinë e Ahmet Hajdarit

28.12.2018 16:11

Familja e profesorit të ndjerë, Ahmet Hajdarit, i cili njihet për veprimtarinë e tij të shquar dhe opusin e gjerë të librave shkollorë në gjuhën frënge....

Familja e profesorit të ndjerë, Ahmet Hajdarit, i cili njihet për veprimtarinë e tij të shquar dhe opusin e gjerë të librave shkollorë në gjuhën frënge, ka vendosur që të gjithë fondin e veprave të tij t’ia dorëzojë Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, me ç’rast do te krijohet fondi i posaçëm i Ahmet Hajdarit. Familjarët konsiderojnë se ky akt paraqet kontribut të veçantë për arsimin shkencor në vend. Nga ITShKShM thonë se ky është hap nxitës për intelektualët e rinj dhe botën akademike.
 
“Ka me qindra libra e mijëra dorëshkrime të tij të cilat do t’u shërbejnë punonjësve të këtij instituti, por edhe të tjerëve jashtë institutit. Ne si familje më saktë me këtë hap nxisim edhe intelektualët e tjerë të vendosin të bëjnë hapin e këtillë, ta sjellin fondin e tyre të veprave të cilat do të ndihmojnë shumë në arsimimin shkencor”,- tha familjarja, Valdeta Kasapi.
 
“Ky besim i yni me punën tonë ka rezultuar që shumë familje dhe shumë veprimtarë të cilët më nuk jetojnë t’i besojnë institutit, gjithë veprimtarinë disa dekadëshe të prindërve të tyre, t’i dhurojnë  librat, dokumentet në dorëshkrim të cilat Institutit i janë të domosdoshme”,- theksoi drejtori i ITShKShM-së, Skender Hasani.