Maqedoni

74 vjetori i themelimit të radios së Maqedonisë, Zaev: Nuk do të lejoj financat të jenë pengesë e zhvillimit

28.12.2018 17:42

Më 28 dhjetor të vitit 1944 është themeluar Rado e Maqedonisë....

Kjo date konsiderohet edhe si fillim zyrtar I funksionimit të Radios së Maqedonisë. Me rastin 74 vjetorit të themelimit të Radios së maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev së bashku me Ministrin për komunikim llogaridhënie dhe transparence, Robert Popovski për nder të këtij përvjetori vizituan radione maqedonisë dhe takun stafin drejtues. Kryeministri Zaev theksoj se qeveria ka ofruar mbështetje finansiare dhe se nuk  do të lejoj që finansat të jenë pëngesë për zhvillimin e mëtutjeshëm të punës së servisit publik.
 
“Së bashku me stabilitetin e mbështetjes financiare të ofruar nga qeveria për punën e transmetuesit publik, janë vendosur themelet për të përmirësuar kushtet për të punuar në sistemin e transmetuesit publik të Maqedonisë, i cili duhet të sigurojë informacion të saktë dhe në kohë, si dhe punëtorë të kënaqur mediatik, si një zë objektiv i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ne nuk do të lejojmë që financat të jenë pengesë për zbatimin e qëllimeve të përcaktuara”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Ministrin për transparenc dhe llogari dhënie Povovski theksi se për RTM2 në gjuhën shqipe për vitin e ardhshëm do të ndahen fonde, gjë që do të krijoj stabilitet për personelin e televizionit public.
 
“120 milionë denarë nga buxheti i shtetit janë parashikuar që në vitin 2019 të ndahen për shërbimin e dytë programor në gjuhën shqipe. Kjo do të thotë që ne presim që stafi të miratohet dhe të jetë i pajisur me personel dhe që është e mundur të fillojë sa më shpejt programin e shërbimit të dytë në gjuhën shqipe, por edhe të tretin për komunitetet e përbashkëta që do të kenë program 24 orësh”,- theksoi ministri pa resor për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.
 
Që nga viti 1993, servisi publik nacional është edhe anëtar aktiv i Rrjetit Evropian radiodifuziv. Radio e Maqedonisë  sot transmeton  programe në nëntë gjuhë në katër kanale. Përveç përmbajtjeve të tjera, Radio e Maqedonisë është i vetmi që transmeton programe për njerëzit me dëmtime dëgjimi.
 
SEDAT SELIMI