Prej sot, fillon shqyerja e borxheve për kategoritë e rrezikuara sociale
Prej sot, qytetarët në gjendje më të rrezikuar sociale, do të mund të kërkojnë që t`i shlyhen borxhet që kanë bërë deri në fund të vitit të kaluar....

Ajo që duhet të bëjnë ata, është që të shkojnë te Qendra më e afërt Sociale dhe të dorëzojnë letërnjoftimin pranë punonjëses sociale.
Me këtë nis procedura e shlyerjes së borxhit të tyre që është bërë deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar edhe atë për energji elektrike, ngrohje, taksën radio-difuzive, si dhe problemet dhe borxhet me kreditë. Së bashku me borxhet, është paraparë edhe shlyerja e kamatave, si dhe harxhimet për noter dhe përmbarues.
Afati për dorëzimin e kërkesave është një muaj nga thirrja e Ministrisë së Financave, e cila u publikua më 16 gusht, ndërsa për pranimin e kërkesave vendos një Komision i posaçëm.
Shlyerja e borxheve pritet të përfundojë deri në nëntor, ndërsa pritet që të përfshihen deri në 100 mijë qytetarë.