Botë
Autobusi me turistë shpërthen pranë piramidës në Egjipt, ka viktima
28.12.2018 21:00
Një autobus me turistë ka shpërthyer në Kajro këtë të premte...

Siç raportojnë mediat, ngjarja ka ndodhur pranë piramidës së Gizës. Deri tani raportohet se janë vrarë dy turistë vietnamezë, ndërsa raportohet për 10 të tjerë të plagosur.
Sipas Sky News Arabia, shpërthimi ishte shkaktuar nga një mjet shpërthyes i improvizuar.
Nuk dihen ende rrethanat. ndërsa pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe ambulanca./Ora News
