Shkup, gjendet një i vdekur afër një veture

29.12.2018 13:04

MPB e ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se 38-vjeçari nga Shkupi me iniciale D.N...

Në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit mbrëmë pas orës 21:00 një person i moshës 38 vjeçare është gjetur i vdekur.

MPB e ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se 38-vjeçari nga Shkupi me iniciale D.N, është personi i cili është gjendur i vdekur mbrëmë në rrugën “Sharpllaninska” në Shkup. Pasi policia dhe prokurori publik kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat dhe aktivitetet e nevojshme, është konfirmuar se personi i vrarë është D.N. (38) nga Shkupi, ndërsa krimi është kryer me armë zjarri. 

Për këtë incident një person është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor. Rasti në polici ishte njoftuar mbrëm në orën 21:40.