Ushtria amerikane, armët mund tu mbeten trupave kurde
Komandantët e ushtrisë amerikane që po planifikojnë largimin e trupave ushtarake nga Siria...

Komandantët e ushtrisë amerikane që po planifikojnë largimin e trupave ushtarake nga Siria, kanë rekomanduar që armët t’ju mbeten luftëtarëve kurdë në luftën kundër Shtetit Islamik.
Tre zyrtarët, në kushte anonimiteti, kanë deklaruar se rekomandimet janë pjesë e një draft-plani nga ushtria amerikane. Është ende e paqartë nëse Pentagoni do ta dërgojë çështjen në Shtëpinë e Bardhë, vendim i cili duhet të merret nga presidenti Donald Trump.
“Planifikimi po vazhdon dhe është i fokusuar në tërheqje të kontrolluar të trupave duke siguruar se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e trupave tanë”, - tha komandanti Sean Robertson.
Presidenti Trump javën e kaluar ka urdhëruar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, veprim që ngjalli kritika dhe dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis. Derisa zyrtarët amerikanë e konsiderojnë këtë veprim si “tradhti ndaj trupave kurde në luftimin e Shtetit Islamik”, Turqia ka paralajmëruar ofenzivë, duke rritur frikën për dhunë ndaj qindra mijëra civilëve.
