Shekerinska, viti 2018-të, vit i hapjes së dyerve drejt NATO-s
Viti 2018 do të mbahet mend si viti i hapjes së dyerve për anëtarësim të vendit në NATO-s....

Viti 2018 do të mbahet mend si viti i hapjes së dyerve për anëtarësim të vendit në NATO-s, pasi vendi mori ftesën për anëtarësim, vlerëson Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në video-porosinë e fundvitit, njofton “TVM2”.
Autoritetet kyçe plitike në skenën botërore, përfshirë vizitën e sekretarit amerikan të mbrotjes, apo sekretarin general të NATO-s, vizituan vendin për të na sjellur porosinë se është koha të bëhemi aletat, tha Shekerinska.
“Mund të jemi me të vërtetë krenarë për atë që e kemi arritur në vitin 2018. Në histori do të mbetet e shënuar se ky është viti kur e ndërpremë izolimin e atdheut tonë dhe i hapëm dyert që të bëhemi anëtare e barabart i aleancës më të fuqishme politico ushtarake. Ftesa për anëtarësim në Aleancë është në duart tona. Bisedimet qasëse i realizuam me sukses, vendi në tavolinën e aleancës tanimë është rezervuar” – tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Poashtu minsitreja e mbrojtjes theksoi edhe rritjen e buxhetit dhe e rrogave për pjestarët e ARM-së, reformat në Mbrojtje, pranimin e 375 ushtarëve profesionistë, miratimin dhe zbatimin e dokumenteve të rëndësishme strategjike, blerjen e pajisjeve për pjesëtarët e ARM-së dhe transparencën ndaj opinionit. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
