Prilep, burri vret bashkëjetuesen në sy të fëmijës
29.12.2018 15:43
Në lagjen “Trizla” në Prilep pas një zënke mes një çifti që po bashkëjetonin....

Në lagjen “Trizla” në Prilep pas një zënke mes një çifti që po bashkëjetonin, burri 36-vjeçar ka vrarë bashkëjetuesen 33-vjeçare.
I dyshuari i moshës 36-vjeçar e ka goditur viktimën disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijës së dhjetëvjeçar të viktimës. Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka bërë inspektim në vendin e ngjarjes së bashku me një ekip inspektimi nga Ministria e Brendshme.
I dyshuari nuk është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar menjëherë nga policisë, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Themelore.
