VMRO-DPMNE, pushteti rënon ekonominë, rrit benificionet

29.12.2018 16:10

VMRO DPMNE akuzoi qeverinë për cunami ekonomik....

VMRO DPMNE akuzoi qeverinë për cunami ekonomik, krim dhe korrupcion. Sipas opozitës, akuzat i konfirmon edhe revista “Forbs” dhe rënia që shënon vendi në listën e vendeve për të bërë biznes.

Përkundër, situatës ekonomike, qeveria rëndon buxhetin duke krijuar vende të reja për zëvendës drejtorë, duke parashikuar benificione për deputetë pasi t’u mbarojë mandati dhe rrit pagat e zëvendëskryeministrave.

“Por prandaj, zëv/kryeministrave dje u është rrit rroga. Që nga ata për mbrojtje dhe siguri, Shekerinska dhe Spasovski, përmes Osmanit për eurointegrime, deri te zëv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev. Rritje pagash për 8000 denarënë muaj, rritje në kohë kur varfëria po merr dhenë, ndërsa spiralja e rritjes së çmimeve po rrotullohet.” – tha zëdhënës i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

QEVERIA, S’KA RRITJE PAGASH POR HARMONIZIM LIGJESH 

Mirëpo qeveria sqaron se me ndryshimin e Ligjit për rroga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe emëruar nuk rriten pagat e zëv/kryeministrave por bëhet harmonizimi terminologjik me Ligjin për Qeveri.

“Në periudhën e kaluar Ligji për paga në raport me titullin e funksionit nuk është harmonizuar me Ligjin për qeveri, për ç’gjë Gjykata Kushtetuese e abrogoi dispozitën e Ligjit për paga në pjesën për nënkryetarë pasi nuk është harmonizuar me ligjin për Qeveri. Në kushte të këtilla u krijua pengesë për përllogaritjen dhe realizimin e pagës për zëvendësit e kryetarit. Pagat e zëvendësit të kryetarit nuk rriten, por në vend që të paguhen si ato të ministrave të tjerë, ato do të paguhen me koeficient të njejtë, siç ishte para se Gjykata kushtetuese të abrogojë dispozitën.” – sqaron Qeveria.  (Shpëtim Nuredini, TVM2)