Inciativa ‘Bojkotoj’, nuk pajtohemi me ndryshimin e emrit

29.12.2018 17:17

Iniciativa “Bojkotoj”, edhepse pak në numër, ka vazhduar protestën kundër ndryshimeve kushtetuese....

Iniciativa “Bojkotoj”, edhepse pak në numër, ka vazhduar protestën kundër ndryshimeve kushtetuese. Kërkojnë ndërprerje urgjnete të procesit për ndryshimin e emrit, njofton “TVM2”.

Sipas tyre procesi që zhvillohet në Kuvend për ndryshimet kushtetuese dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës nuk e reflekton vullnetin e shumicës së qytetarëve të deklaruar në referendum. 

“Duam të tërheqim vëmendjen dhe të tregojmë se revoltën se nuk pajtohemi me ndryshimin e emrit dhe as me ndryshimin e indetitetit që do të pasojë me ndryshimin e emrit. Më tej do të ndodh kantonizimi sikur të mos kishim ekzistuar. Prandaj do të bllokojmë, bojkotojmë, do të shfrytëzojmë të gjitha të drejtat demokratike” – tha një protestuese.

“Duam që të mbetet ajo që është maqedonase, të mbetemi si maqedonas.” – tha një protestues.

Sipas protestuese me ndryshimin e emrit ndryshon edhe identiteti dhe maqedonasit do të fshihen nga historia. (Shpëtim Nuredini, TVM2)