Qeveria tërheq ligjin për antikorrupcion, në Kuvend do të rikthehet me flamur Europian

29.12.2018 18:20

Qeveria ka tërhequr nga procedura Kuvendore propozim Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.....

Qeveria ka tërhequr nga procedura Kuvendore propozim Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.

Projektligji është kthyer përsëri në shqyrtim por ai edhe do të hyjë në paketën e të ashtuquajturave ligje reformuese të legjislacionit.

Projektligji gjithashtu duhet të marrë flamur evropian, në mënyrë që të përshpejtohet procedura për hyrjen e tij në fuqi. Pastaj do të pasojë përzgjedhja e një Komisioni të ri Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Anti-korrupsioni nuk funksionon që nga marsi i këtij viti kur pesë nga shtatë anëtarët dhanë dorëheqje, pas një skandali që zbuloi se ata të cilët e kanë punë të ndjekin korrupsionin, kanë keqpërdorë paratë e parashikuara për shpenzimet e udhëtimit.

Zgjidhja e re ligjore parashikon kritere më të rrepta për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit të anti-korrupsionit. Kushtet kryesore për anëtar të këtij Komision janë kandidatët të mos jenë ish-anëtare të antikorrupsionit, të mos kenë pasur funksion politik në qeveri apo parlament dhe të mos kenë qenë donatorë të partive politike në 10 vitet e fundit.

Me propozim ndryshimet ligjore, Komisioni do të numërojë 5 anëtarë, dy më pak se me ligjin e vjetër dhe ato do të kenë mandat 5 vjeçar, pa mundësi për rizgjedhje. Nënkryetari i komisionit do të ndërrohet me rotacion, çdo gjashtë muaj.