Sulm me bombë në Egjipt, vriten 4 persona! Policia egjiptiane vret 40 xhihadistë
Pas sulmit me lëndë shpërthyese ndaj një autobusi me turistë në afërsi të piramidave të Egjiptit....

Pas sulmit me lëndë shpërthyese ndaj një autobusi me turistë në afërsi të piramidave të Egjiptit, ku humbën jetën 4 persona, 3 turistë e një shoqërues, policia egjiptiane ka njoftuar se në veri të gadishullit Sinai ka vrarë 40 xhihadistë.
Sipas autoriteteve, ata kishin planifikuar një seri atentatesh ndaj turistëve, objekteve të kishës dhe forcave të armatosura të Egjiptit.
Në sulmin me bombë ndaj një autobusi me turistë të premten humbën jetën 4 persona, në mesin e të cilëve ishin tre turistë vietnamezë dhe një shoqërues turistësh nga Egjipti.
11 turistë të tjerë vietnamezë janë lënduar, mes tyre edhe shoferi i autobusit. Ky ishte sulmi i parë ndaj turistëve në Egjipt që nga korriku i vitit 2017, një goditje e re për degën e turizmit, mjaft të rëndësishme për Egjiptin.
