LSDM-sundimi kriminal, 11 vjeçari i VMRO-së ishte cunami

29.12.2018 19:37

Në pres konferencën e VMRO-së ka reaguar edhe LSDM e cila e ka quajtur Cunami ekonomik...

Në pres konferencën e VMRO-së ka reaguar edhe LSDM e cila e ka quajtur Cunami ekonomik siç ka thënë ajo sundimin kriminal 11 vjeçar të VMRO -së e cila e shkatërroi ekonominë e shtetit, paratë e Buxhetit i shpenzonte në tender kriminal, barok të rremë, përmendore, derisa qytetarët zhyteshin në varfëri, borxhe dhe pasiguri.

Sipas LSDM-së e njëjta VMRO-DPMNE sot e cila drejtohet nga Hristijan Mickoski, “nuk ka çka tu ofrojë qytetarëve, nuk ka asnjë plan, ide apo program dhe prandaj vazhdimisht përhapin lajme të rreme”.

“Po shihet se VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me sukseset ekonomike të Qeverisë e cila përmes reformave esenciale e stabilizon ekonominë dhe e vendos në rrugë të vërtetë. LSDM vazhdon të punojë me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve, ndërsa VMRO mbetet e ngatërruar në matricën e lajmeve të rreme dhe destruktive”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.