Francë, jelekëverdhët protestuan në Paris

29.12.2018 19:59

“Jelekët e verdhë” të Francës kanë protestuar edhe sot në Paris...

“Jelekët e verdhë” të Francës kanë protestuar edhe sot në Paris por reagimi anti-qeveritar ishte më i zbehtë se në javët e mëparshme.

Pjesëmarrja ishte zvogëluar dukshëm në protestë ku grupe protestuesish mbanin pankarta dhe thërrisnin “Macron, jep dorëheqjen”.

Dyqanet e mëdha, duke përfshirë disa që u sulmuan fundjavat e fundit, u hapën dyert turistëve dhe blerësve.

Në portin jugor të Marsejë, rreth 900 “xhaketa të verdha”, qendrojnë në makinat e tyre në rast emergjence ose marshonin nëpër qytet, ndërsa 900 të tjerë vendosën të demonstrojnë në Bordo pasdite, tha policia.

Protestuesit gjithashtu u mblodhën në Toulouse dhe bllokuan disa autostrada dhe rrugëve të autostradave në të gjithë Francën.