Beograd, protesta kundër presidentit Vuçiq

30.12.2018 14:12

Mijëra serbë kanë protestuar të shtunën kundër presidentit Aleksandar Vuçiq...

Mijëra serbë kanë protestuar të shtunën kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partisë së tij Progresive në Beograd.

Protestuesit kanë kërkuar liri të mediave dhe kanë kërkuar fundin e sulmeve ndaj gazetarëve si dhe opozitarëve, gjatë protestave që po shënojnë javën e katërt.

Ata mbanin banerët me thirrjet “Nuk do të mbyll gojën”, “Pse po luftojmë me të gjitha shtetet fqinje”. Më 29 dhjetor, në një intervistë në mediat vendore, Vuçiq tha se është i gatshëm të diskutojë kërkesat e opozitës. 

Demonstratat ishin nxitur muajin e kaluar kur një grup personash kanë rrahur liderin opozitar Borko Stefanoviç.