Sistematizimi i administorëve, Hoxha:Prioritet institucionet me përfaqësim të ulët

30.12.2018 13:46

Ende nuk ka përfunduar sistematizimi i të gjithë administratorëve....

Ende nuk ka përfunduar  sistematizimi i të gjithë administratorëve që merrni paga pa shkuar asnjë ditë në vendine  tyre të punës. Zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha thotë për TVM 2, se sistematizimi ishte prioritet i Qevrisë dhe Sekretariatit për implementimin e marrëveshjes së Ohrit për 2018 –tën, por për shkak të vështirësive që u has në zbatimin e vendimit qeveritar, i njejti do të vazhdojë edhe në vitin 2019-të, për kur është  paraparë faza e dytë e sistematizimit në ato institucoine ku përfaqësimi i shqiptarëve nuk është në nivel të duhur.

“Deri më tani 300 nënpunës administrative kanë nënshkruar marrëveshjen finale, janë transferuar në institucionet përkatëse ndërsa për pjesën tjetër shumë shpejt do përfundoj procedura për sistematizim në ato  institucione ku përfaqësimi nuk është në nivel që parashihet” – tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.

Sa i përket paralajmërimeve të Ministrit të Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski, për riorganizimin e administrates dhe transferimin e administratorëve tepricë në sektorin privat, Hoxha vlerëson se një transferim i tillë do bëhet vetëm me pëlqimin e administratorit dhe institucioneve përkatëse.

“Çdo sistematizim i një nënpunësi administrative, bëhet me pëlqimin e dy institucioneve përkatëse dhe pëlqimin e nënpunësit administrativ. Qëllimi i këtij programi është sistematizimi në institucionet shtetërore dhe jo në sektorin privat në ato institucione shtetrore të ngrihet niveli i përfaqësimit të drejtë edhe adekuat ku është konstatuar në bazë të raporteve vjetore  që dorëzohen në  SIOM ku përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe bashkësive tjer amë të vogla nuk është në nivel të duhur” – u shpreh Hoxha.

Ministria e Shoqërisë Informatike pas analizave të kuadrit që aktualisht punon në administrate dhe tepricës së  konstatuar të administratorëve në disa institucione , ka paralajmëruar riorganizim.

Duke filluar nga viti 2019 do të bisedohet  me përfaqësues të biznes sektorit që administratorët me vetdëshirë dhe me plotësimin e kushteve të caktuara të transferohen në sektorin privat.

Qëllimi i riorganizimit  është sigurimi  i kushteve më efikase dhe shërbimeve më të mira për qytetarët. (Flutura Latifi, TVM2)