Elbasan, vriten tre persona
Tre persona janë vrarë mbrëmë, në një atentat në qytetin e Elbasanit në Shqipëri....

Tre persona janë vrarë mbrëmë, në një atentat në qytetin e Elbasanit në Shqipëri.
Tre viktimat janë, Arben Dylgjeri, 34 vjeç nga Elbasani, Endrit Alibej, 34 vjeç nga Elbasani dhe Erdal Duranay, 51 vjeç shtetas turk.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori dyshohet se ka qenë në këmbë dhe u ka zënë pritë teksa ata ishin duke lëvizur me makinë, duke i qëlluar me automatik.
Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i krimit të rëndë dhe është ajo ku po hetohet më së shumti, duke u nisur edhe nga e shkuara kriminale e 34-vjeçarit Endrit Dylgjeri.
Ky i fundit, bashkë me xhaxhanë e tij, kishin ardhur para pak ditësh në Shqipëri, për festat e fundvitit, ndërsa makina e tyre u sulmua nga një breshëri automatiku, në rrugën Elbasan-Metalurgjik.
Endrit Dylgjeri (Alibej) ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2013 në Itali, si pjesëmarrës dhe drejtues i një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në veri të këtij shteti.
