Kotzias, e ardhmja i takon miqësisë sonë

30.12.2018 14:36

“E ardhmja i takon miqësisë sonë” është mesazhi i ish shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias....

“E ardhmja i takon miqësisë sonë” është mesazhi i ish shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias në intervistë për agjencinë informative maqedonase.

Ai në intervistë zbulon se si filluan negociatat, që nga shtatori i vitit të kaluar, e deri në Prespë, kur ai dhe homologu i tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov nënshkruan marrëveshjen. Ai thotë se me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ndoshta do të takohen përsëri në një konferencë në mars në Athinë.

Kotzias edhe pse nuk është ministër më ai është optimist në ratifikim e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greiqisë. Ai thotë se nuk do të vdes pa shëtitur i buzëqeshur nëpër rrugët e Shkupit.

“Mendoj se nuk do të vdes, pa shkuar edhe njëherë në vendin tuaj. Përveç kësaj, kamë të drejtë për këtë. Mendoj se vendi juaj është i bukur. Duhet t’ju them se Shkupi më pëlqen më shumë me borë. Mendoj se do të kalojnë 2-3 vjet dhe kur do ta shikojnë se jeta do të ndryshojë drejtë anës pozitive me këtë marrëveshje dhe as ne nuk e marrim Shkupin, as ju Selanikun nga ne dhe se të gjitha ato marrëzira që fliten, atëherë mendoj do të jem një kalimtar i buzëqeshur nëpër rrugët e Shkupit. Nëse do të isha më ri dhe të kisha para, do të blija një parcelë toke në Prespë që të ndërtoja shtëpi atje”, tha Kotzias.