Burgu i Shutkës, Mijallkov lirohet nga paraburgimi
Ish-shefi i DSK, Sasho Mijallkov doli mbrëmë nga burgu i Shutkës....

Ish-shefi i DSK, Sasho Mijallkov doli mbrëmë nga burgu i Shutkës, ku ka qëndruar në paraburgim një muaj si i akuzuar për rastin “Perandoria”, të Prokurorisë Speciale.
Nga Gjykata Themelore Shkupi 1, bëjnë të ditur se propozimi për heqjen e paraburgimit është bërë nga Prokuroria Publike Speciale dhe në bazë të këtij propozimi gjykatësi përgjegjës i këtij rasti ka përcaktuar masën e arrestit shtëpiak. Ndërkohë Gjykata e Apelit një ditë më parë shfuqizoi paraburgimin për Mile Janakievskin dhe Kirill Bozhinovski, të dy të pandehur në rastin “Titanik 1”.
Zorica Arsovska dhe Nenad Josifoviq, po ashtu shkojnë në arrest shtëpiak, pasi ishin arrestuat për hetimin “Perandoria”.
Ata iu bashkëngjitën Orce Kamçevit dhe Cvetan Pandelevskit, të cilët prej dy ditësh janë liruar nga paraburgimi. Ndaj të pandehurve është shqiptuar masë e kujdesitsekuestrim i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit ose ndonjë dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror.
