Përfundon armëpushimi në Gazë pa marrëveshje
Nabil Saat, përfaqësues i lartë palestinez, thotë se nuk ka shpresë se negociatat do të përfundojnë me marrëveshje......

Armëpushimi në rajonin e Gazës, i cili është në fuqi pothuajse nga fillimi i javës së kaluar, përfundon sot edhe derisa përleshjet gjatë javës së kaluar u qetësuan, qëndron çështja se çka do të ndodh pasi armëpushimi do të përfundojë, për shkak se negociatat paqesore midis palestinezëve dhe izraelitëve në Kajro tani për tani nuk kanë dhënë rezultate.
Nabil Saat, përfaqësues i lartë palestinez, thotë se nuk ka shpresë se negociatat do të përfundojnë me marrëveshje.
"Nuk avancojmë aq mirë, që nuk jep arsye për optimizëm", thotë ai.
Përmes negociatave në Kajro, të dyja palët me ditë po përpiqen t'i zgjidhin mosmarrëveshjet të cilat me dekada shkaktojnë përleshje të mëdha dhe mijëra viktima.
Izraeli kërkon tërheqje të Hamasit nga rajoni i Ggazës dhe dorëzim të armëve që i posedon.
Kryeministri Benjamin Netanjahu deklaroi se Izraeli deri në fund do t'i mbrojë interesat personale.
Nga ana tjetër, palestinezët nuk duan të dakordohe që t'ia dorëzojnë armët derisa të njejtën gjë nuk e bëjnë edhe ushtarët izraelitë.
