LSDM, viti 2019 do të jetë vit i zhvillimit ekonomik
Ekonomia vendore gjatë këtij viti ka shënuar rritje...

Ekonomia vendore gjatë këtij viti ka shënuar rritje, ndërsa viti 2019 do të jetë viti i rritjes dhe zhvillimit ekonomik, deklarojnë nga LSDM.
Pas pesë vjetëve regres, ekonomia në vitin 2018 ka lëvizur në drejtim të duhur, është rritur prodhimi vendor bruto. Gjatë qeverisjes kriminale të VMRO-DPMNE-së ekonomia ishte në rënie.
Ndërsa sot, siç deklarojnë nga LSDM, që një vit e gjysmë ekonomia po shënon rritje. Sipas LSDM-së në tremujorin e dytë të vitit 2018, ekonomia gjegjësisht prodhimi vendor bruto është rritur për 3.1 për qind. Ndërsa në tremujorin e tretë ka pasur rritje për 3 për qind.
“Gjatë periudhë së janar-nëntor 2018 numri i të punësuarve në industri është rritur për 6.3 për qind”, thonë nga LSDM.
