Mesazhi i fundvitit, Zaev: T’i bëjmë realitet dëshirat dhe qëllimet
Kryeministri Zoran Zaev në video mesazhin e fundvitit drejtuar qytetarëve....

Kryeministri Zoran Zaev në video mesazhin e fundvitit drejtuar qytetarëve tha se viti 2018 është njëra nga vitet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme për Maqedoninë,vit i integrimeve, njofton “TVM2”.
Zaev porositi se punojnë që Maqedonia të jetë një shtet i pasur dhe bashkëkohorë në të cilët të gjithë qytetarët dhe familjet e tyre do të kenë një jetë të denjë dhe mirëqenie.
Të jetë vend i investimeve dhe infrastrukturës moderne, vend i solidaritetit dhe unitetit, ku të gjithë do të respektohemi mes vete dhe do të ndihmohemi. T’i bëjmë realitet dëshirat dhe qëllimet tona me anëtarësimin në NATO dhe BE.
“Përmes ndërtimit të miqësisë me Greqinë fqinje me përgjegjësi kemi mbyllur një kontekst, i cili Maqedoninë e ka tërhequr zvarrë plot 27 vjet. Zgjodhëm ardhmëri, në vend të izolimit. Sot, shteti ynë është në hap që të bëhet anëtarja e 30-të e aleancës më të fuqishme në botë NATO. Përgatitemi për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, proces me të cilin ndërtojmë shtet sipas standardeve evropiane dhe me çka bëhemi të barabartë e qytetarët e BE-së. Shtetësia përgatitet vetëm në bashkësi me të tjerët, e jo në izolim” – tha Kryeministri, Zoran Zaev.
IVANOV: VITI QË LAMË PAS, TË HARROHET SA MË SHPEJT
Edhe presidenti i shteti Gjorgje Ivanov në urimin e fundvitit u dëshiron qytetarëve realizim të dëshirave në vitin 2019, me dëshirë që vitin që lam pas të harrohet sa më shpejtë.
“Vitin që kaloi të gjith duam ta harrojmë sa më parë, ndërsa viti që vjen të jetë vit i realizimeve të gjitha dëshirave dhe ëndrrave tona. Të jemi inkurajues para thirrjes së përgjegjësisë dhe të gjithë së bashku të përkushtohemi dhe të ndërtojmë shoqëri të drejtë të bazuar në të vërtetën, lirinë dhe paqen. Vetëm në një atdhe të suksesshëm dhe prosperues do të mund t’i realizojmë dëshirat tona” – u shpreh Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov.
Mendimet pozitive që sjellin qetësi në këto ditë festive, duhet të udhëheqin gjatë gjithë vitit. T’i pranojmë gabimet dhe lëshimet tonadhe të mësojmë prej tyre tha Ivanov në video mesazhin e fundvitit. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
