Likovë: MPPS, mban tribunë me temë “Çdo fëmij ka nevojë për familje”

30.12.2018 16:25

Në komunën e Likovës, u mbajt tribunë me temën “Çdo fëmijë ka nevojë për familje”....

Në komunën e Likovës, u mbajt tribunë me temën “Çdo fëmijë ka nevojë për familje”, në organizim të Ministrisë për punë dhe politikë sociale në bashkëpunim me “UNICEF” dhe “SOS-fshati i fëmijëve”, njofton “TVM2”.

Kjo fushatë e filluar që nga qershori i këtij viti ka për qëllim që të motivoj qytetarët që të bëhen kujdestarë të fëmijëve pa prind.

“Kjo fushatë ka për qëllim që të inkurajojë qytetarët që të bëhen kujdestar të fëmijëve pa prind dhe pa përkujdesje prindërore, kjo fushatë ka për qëllim gjithashtu që deri më vitin 2020, të gjithë ata fëmij që janë të vendosur nëpër institucione të mëdha të nxirren dhe të vendosen nëpër familje përkujdesëse”, - u shpreh psikologja, Hamide Bajrami.

Bajrami, për TVM2, thotë se interesimi për tu bërë kujdestarë i ndonjë fëmije nga ana e banorëve të komunës së Likovës është i ulët.

“Interesimi nga ana e qytetarëve të komunës së Likovës nuk është edhe aq i madh, për këtë arsye edhe e kemi organizuar këtë fushatë, qëllimi i së cilës është që sa mëshumë të informohen qytetarët, që të mund të bëhen kujdestar të këtyre fëmijëve pa prind”, tha mes tjerash Bajrami.

Ndryshe, vlen të theksohet se tribunë me këtë temë është mbajtur edhe në komunën e Kumanovës, si dhe pritet të mbahet edhe në komunën e Nagoricit të vjetër. (Fatlum Aqifi, TVM2)