Mickovski: Ekonomia nuk rritet, s’ka investime
Pushteti dhe opozita maqedonase me vlerësime të kundërta edhe për parametrat ekonomik gjatë vitit 2018....

Pushteti dhe opozita maqedonase me vlerësime të kundërta edhe për parametrat ekonomik gjatë vitit 2018, njofton “TVM2”.
Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristija Mickovski, në urimin për vitin e ri, thotë se 2018-a, nuk solli jetë më të mirë për qytetarët, por jetë më të vështirë.
Trend pozitiv parasheh për vitin 2019. “Maqedonia do të jetë e suksesshme ekonomikisht pasi populli është nikoqir, punëtor dhe i vyer dhe vetë populli do të zgjedh për një përditshmëri të ndritshme.”- thotë Mickovski.
“Vitin që kaloi, mbaj mend kohë të zeza dhe të lodhëshme. S’ka jetë më të mirë, ekonomia nuk rritet, s’ka investime, shëndetësia dhe arsimi janë para kolapsit. Në vend të kësaj, shoh afera, skandale, gjyqësor të rrënuar dhe të gjunjëzuar, presione. Duan të bëhemi apatik për shkak të fatkeqësisë që sollën. Të mësohemi me jetën e vështirë, të na dëmtojnë vetbesimin, të na thyejnë karakterin që çdo gjë t’u kalojë më lehtë.” – tha kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

KIRACOVSKI: RRITET BPV, BIE PAPUNËSIA
Sipas LSDM-së, ekonomia ka shënuar rrënie gjatë qeverisjes kriminale të VMRO DPMNE-së. Pas shumë vite kthim pas, ekonomia në vitin 2018 nisi në rrugë të mbarë, u rrit Bruto Prodhimi Vendor, prodhimi industrial dhe eksporti, ndërkaq në çdo familje përfundojnë më shumë para, vlerëson LSDM, në pushtet.
“Për jetë më të mirë u përkushtuam në masat që sigurojnë më shumë para për qytetarët dhe standart jetësor më të mirë. Rrogat rriten në të gjitha sektoret, sigurohen gjithnjë e më shumë para për çdo familje. Ekonomia lëvizi në drejtimin e duhur, rritet prodhimi industrial, eksporti ndërsa, papunësia seriozisht po bie. E gjithë kjo është pjesë e një sitetmi të ri vlerash, qasje e re ndaj qytetarëve, ekonomisë, shtetit dhe gjeretave të ardhëshme.” – deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksndar Kiracovski.
LSDM vlerëson se në një vit e gjysëm nga qeverrisja e re ekonomia ka shënuar rritje. Në dy kuartalet e fundit të vitit 2018 BPV ka shënuar rritje mbi 3%, thotë LSDM. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
