Ademi në “Intervista Javore” në TVM2, kërkesat e studentëve kanë bazëligjore
Studentët shqiptar ditë më parë protestuan në Tetovë....

Studentët shqiptar ditë më parë protestuan në Tetovë, duke paraqitur disa kërkesa në aderesë të Qeverisë, Minsitris së arsimit dhe vetë universiteteve.
Minsitri i Arsimit, Arbër Ademi tha se deri në këto momente në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nuk kanë aritur në mënyrë zyrtare kërkesat e studentëve. Megjithatë u shpreh i gatshëm ti ndihmoj ata për të arritur qëllimin edhe pse vlerëson se një pjesë e madhe e kërkesave të tyre janë të përfshira në ligjin e ri për arsimin e lartë të miratuar këtij viti.
Ademi premton angazhim më të madh për implementimin e ligjit në praktik. Ai njëherit ka folur edhe për të arriturat në 2018 dhe për angazhimin e tij të mëtejshëm në 2019.
“Në bazë të asaj të cilën unë e kam parë edhe pse në rrugën jo zyrtare, kanë bazën e vetë ligjore dhe parashihen në vetë ligjin për arsimin e lartë, por dhe në dispozitat tjera juridike ligjore.Unë mendoj se mënyra më e mirë për të kultivuar një frymë bashkëpunimit dhe respektimit të atyre dispozitave ligjore, është diskutimi, veprime por dhe denoncimi i pa rregullësive të caktuara ligjore.BLIC Të gjitha universitet të gjitha institucionet të arsimit të lartë përfshir këtu dhe angazhimin e ministrisë së arsimit kanë hapësirë të përmirësojnë cilësinë. Unë besoj se me partneritet të plotë me institucionet e arsimit të lartë duke qenë maksimalisht të fokusuar që në mënyrë konsekuetne zbatojnë ligjin për arsimin e lartë për të arritur standarde më të larta në arsim” – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
