Qytetarët në prag të ndërrimit të motmoteve, 2019-ta vit i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

30.12.2018 17:50

Qytetarët e anketuar nga TVM2, vitin 2018-të e vlerësuan si vit të ngjeshur me zhvillime.....

Qytetarët e anketuar nga TVM2, vitin 2018-të e vlerësuan si vit të ngjeshur me zhvillime. Megjithatë sipas tyre temat të cilat dominuan më së shumti në opinion ishin  politika, dhe ekonomia.

Qytetarët  urojnë që 2019-ta parasëgjithash të jetë vit i cili do të shënojë anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, sigurisht duke potencuar edhe  rritjen e shkallës së të punësuarve në vend.

“Presim punësime por  edhe  presim të hyjmë në BE  dhe NATO”

“Presim qe të më japin pensionin kamë punuar në Birrarinë  e Shkupit kamë qenë i suguruar. Kam humbur punën se kam jetuar larg” – thanë disa të anketuar nga ana e TVM2.

Disa të anketuar të tjerë  nga kamera e TVM2  u shprehën se nuk presin asnjë risi gjatë 2019-ës, edhe pse deshirat per avancimin e vendit dhe ngritjen e standardit jetësor  janë të pranishme tek çdo qytetar.

Ata janë të mendimit se vendi mund të arrijë shumë tepër se kaq, por gjithçka varet nga politikanët e vendit.

“Në politikë,  si t’ja them, nuk shoh ndonjë ardhmëri të mirë. Të gjithë janë vënë pas politikës, Maqedonia  edhe pse është një shtet i vogël mund të arrijë shumë, por gjithçka varet nga politikanët”

“Asgjë nuk presim në vitin 2019 vetëm më shumë brenga”

“Asgjë,  nuk kemi çka të presim” – thanë disa qytetarë të tjerë të intervistuar nga gazetari ynë.

Në prag të ndërrimit të motmoteve, ju lëmë me shpresë se viti 2019 do të jetë  vit i sukseseve si në planin e jashtëm ashtu edhe atë të brendshëm, me perspective më të madhe për rininë, kurse familjeve u urojmë shëndet dhe haromoni. (Rejhane Metaj – Bushi, TVM2)