Juncker, dyshon nëse Rumania mund apo jo të kryesojë me BE-në

30.12.2018 19:12

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka shprehur dyshimet mbi aftësinë e Rumanisë...

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka shprehur dyshimet mbi aftësinë e Rumanisë për të marrë mandatin presidencial të udhëheqjes së Bashkimit Evropian, që ndryshohet çdo gjashtë muaj.

Juncker është cituar në mediat gjermane duke thënë se Rumania është “teknikisht e përgatitur mirë”.

“Por, besoj se Qeveria në Bukuresht ende nuk e ka kuptuar se cfarë do të thotë të udhëheqësh shtetet e BE-së”, shtoi ai. Romania do të udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian nga 1 janari, për herë të parë që nga anëtarësimi në vitin 2007 në bllok. Juncker shtoi se presidenca e Bashkimit Evropian “kërkon vullnet për të dëgjuar të tjerët. Kam dyshime mbi këtë”.

Ai po ashtu, vuri në dyshim kapacitetin e shtetit për të mbajtur unitetin, për shkak të problemeve të brendshme politike.

“Duhet të ketë unitet në shtëpi për të fuqizuar unitetin në Evropë gjatë mandatit”, tha Juncker. Në nëntor, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se vendi i tij nuk është i gatshëm për të përmbushur këtë detyrë. Por më 21 dhjtor ai ka deklaruar se vendi i tij është i përgatitur dhe besoj se mund t’ja dal me kryesimin e BE-së.