Filpine, të paktën 22 të vdekur nga stuhia ‘’Usman’’
30.12.2018 19:37
Të paktën 22 persona kanë vdekur pas kalimit të një stuhie...

Të paktën 22 persona kanë vdekur pas kalimit të një stuhie që përfshiu këtë fundjavë pjesën qendrore të Filipineve.
Bilanci i mëparshëm njoftonte për katër të vdekur. Megjithëse intensiteti i erës së stuhisë ‘’Usman’’ nuk ishte shumë i fuqishëm, shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje të tokës dhe përmbytje në rajonet e Bicol-it dhe Visayas. Pjesa më e madhe e viktimave u gjetën të mbytur nga niveli tepër i lartë i ujit ose nga rrëshqitjet masive të dheut.
