QEVERIA E KOSOVËS

Paralajmërimet për zvogëlimin e numrit të Ministrive në Qeverinë e Kosovës

18.08.2014 12:19

Numri i Ministrive në Qeverinë e Kosovës do të zvogëlohet pavarësisht se kush e formon Ekzekutivin......

Një gjë të tillë e kanë paralajmëruar të dyja kampet që pretendojnë ta formojnë Qeverinë e Kosovës: Partia Demokratike e Kosovës dhe blloku Lidhja Demokratike e Kosovës – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën.

Derisa blloku LDK-AAK-NISMA e përmend mundësinë e zhbërjes së Ministrisë së Integrimeve Evropiane, në PDK nuk janë ndalur te ndonjë Ministri e veçantë.

Se Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë për aq shumë Ministri, e kanë thënë edhe analistë politikë. Aktualisht Qeveria e Kosovës i ka 19 Ministri.

Ato që janë krijuar së fundmi nga PDK-ja dhe partnerët e saj të koalicionit, janë Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Forcës e Sigurisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Diasporës.