Botë

Përgjaken zgjedhjet në Bangladesh, përleshje në rrugët e vendit, 15 të vdekur

31.12.2018 11:06

15 të vdekur është bilanci i përgjakur i përleshjeve mes policisë dhe manifestuesve në ditën e zgjedhjeve në Bangladesh.....

Vota shihet si një referendum mbi tendencat e konsideruara gjithnjë e më tepër autoritare nga kryeministrja, Sheikh Hasina. Ajo drejton vendin prej 10 vjetësh dhe partia e saj në qeveri akuzohet për arrestime masive, zhdukje dhe vrasje pa procese gjyqësore.
 
Gjatë javëve të fundit në vend janë shënuar episode dhune, veçanërisht ndaj opozitës dhe mbledhjeve elektorale të kandidatëve të saj, që kanë çuar edhe në vdekjen e 4 personave. Rivali i kryeministres aktuale është ish-kryeministrja, Khaleda Zia, lidere e Partisë Nacionaliste të Bangladeshit, e cila sipas gjykatave në vend, nuk është e denjë për shkak të së kaluarës së saj, pasi ka qenë e burgosur nën akuzën e korrupsionit.