Botë

Viti i Ri në botë, Tonga hyri në 2019-n, festë fishekzjarrësh në Sidnei

31.12.2018 12:51

Anembanë botës njerëzit janë përgatitur të mirëpresin Vitin e Ri 2019....

Por, ai arrin në kohë të ndryshme për vende të ndryshme. Fishekzjarrët që shpërthejnë mbi portin e Sidneit simbolizojnë edhe zyrtarisht për mbarë botën fillimin e festimeve të Vitit të Ri. Por, Viti i Ri nuk vjen i pari në Australi edhe pse fishekzjarrët në Sidnei janë më të njohurit. Ishulli i vogël i Paqësorit, Tonga, që në 10 të mëngjesit ka hyrë në vitin 2019 plot tre orë madje para se festa të mbërrijë në Australi.
 
Pas udhëtimit në të gjithë botën, Viti i Ri përfundimisht do të vijë në rreth të plotë. Vendi ose vendet e fundit për të hyrë në 2018 do të jenë ishujt e vegjël të ShBA-së. Ishulli i Bakerit dhe Houland do të përshëndesin Vitin e Ri në mesditën e 1 janarit.
 
E dyta nga fundi do të jetë Samoa amerikane në orën 11 – vetëm 558 milje nga Tonga, ku vendasit dhe vizitorët kanë filluar festën që sot në mëngjes dhe do ta vazhdojnë deri nesër në mesditë, ku edhe një herë do të trokasin gotat dhe do të numërojnë minutat për Vitin e Ri. 
 
GYLTENE SINANI