GAZA

Në Kajro do të organizohet konferencë dhurimi për rindërtimin e Rripit të Gazës

18.08.2014 12:22

Dhuruesit ndërkombëtarë në takimin në Kajro do të sigurojnë fonde për rindërtimin e Rripit të Gazës, vetëm sa të arrijë ndërprerja e përhershme e zjarrit mes Izraelit dhe palestinezëve, paralajmëroi sot Norvegjia......

"Fondet, të cilat do të sigurohen nën sponsorizim të Egjiptit dhe Norvegjisë, do t'i dorëzohen presidentit palestinez Mahmud Abas", deklaroi shefi i diplomacisë norvegjeze Boerge Brende, vendi i të cilit e udhëhoqi komitetit koordinues ndërkombëtar për ndihmë të palestinezëve.

Rripi i Gazës është shkatërruar në përleshjen që ka zgjatur më shumë se një muaj me ç'rast humbën jetën 1.980 palestinezë. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në disa miliard dollarë.

Në Kajro udhëhiqen negociata për armëpushim të përhershëm para përfundimit të ndërprerjes pesëditëshe të zjarrit në mesnatë.

Për herë të tretë në disa vite të fundit u bëhet thirje dhuruesve ndërkombëtar që ta financojnë rindërtimin e Gazës.