INDONEZI

Indonezi, mbytet anija me turistë

18.08.2014 12:59

Një anije me turistë u mbyt në Indonezi. 15 turistë konsiderohen ende të zhdukur. Anija udhëtonte nga ishulli Lombok për në ishullin tjetër Komodo me 20 turistë në bord dhe dy anëtarë të ekuipazhit.......

10 persona, përfshirë edhe 6 turistë, u shpëtuan. Mes tyre ka turistë nga Zelanda e Re, Spanja, Franca dhe Britania.

“Mendoj se anija goditi një shkëmb në momentin kur u larguam nga porti në Lombog. Deti ishte plot dallgë dhe ndoshta e çara nga shkëmbi shkaktoi mbytjen e anijes, por nuk jam i sigurt” -  deklaroi  i shpëtuari, Tony Lauton.

4 anije shpëtimi po kërkojnë turistët e zhdukur, por shpresat për të jetuar të mbijetuar, po shuhen me kalimin e kohës. (Merita Gashi, TVM2)