Botë

10 datat kyçe të 2019-ës

01.01.2019 14:02

Më poshtë është lista kronologjike e 10 ngjarjeve më të rëndësishme që parashikohen të ndodhin në vitin 2019...

Më poshtë është lista kronologjike e 10 ngjarjeve më të rëndësishme që parashikohen të ndodhin në vitin 2019:
 
Një president i ri në Brazil
1 janar: I zgjedhur në tetor, Jair Bolsonaro, ish-ushtarak i së djathtës ekstreme, nis mandatin për 4 vite në fuqinë më të madhe ekonomike të Amerikës Latine.
 
Zgjedhjet të përgjithshme në Nigeri
16 shkurt: Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në Nigeri, shteti me popullsinë më të madhe dhe fuqia e parë ekonomike afrikane, por edhe vendi ku xhihadistët janë aktivë.
 
Referendumi i kushtetutës në Kubë
24 shkurt: 60 vjet pas revolucionit, kubanezët shkojnë në një referendum për një kushtetutë të re, që për herë të parë njeh ekonominë e tregut, pronën private dhe hap mundësinë e martesave homoseksuale.
 
Brexit
29 mars: Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Europian në orën 00:00, me orën e Belgjikës. Eshte hera e parë që kjo ndodh në historinë e ndërtimit të Europës.
 
Zgjedhjet presidenciale në Algjeri
Prill: Parashikohen zgjedhje presidenciale ne Algjeri. Kandidimi i 81-vjecarit, Abdelaziz Bouteflika në pushtet që ne 1999, mbetet i pasigurt.
 
Akihito abdikon
30 prill: Perandori 84-vjeçar i Japonisë, Akhito, heq dorë nga froni dhe i jep titullin djalit të tij, Naruhito.
 
India voton
Prill: Zgjedhje legjislative ne Indi, demokracia më e populluar në botë. Kryeministri Narendra Modi, nacionalist hindu, prezantohet për një mandat të dytë.
 
Parlament i ri Europian
23-26 maj: Dy muaj pas Brexitit, ndryshohet Parlamenti Europian në Strasburg, i cili do numërojë tashmë 705 deputetë.
 
Regbi në Japoni
20 shtator: Fillon Kupa e Botës në Regbi, në Japoni, është hera e parë që Azia pret këtë eveniment.
 
Atletikë në Katar
27 shtator: Katari pret Kampionatin Botëror të Atletikës, ku ka përgatitur masa të reja kundër nxehtësisë si për shembull një maratonë gjatë natës dhe një stadium të klimatizuar.